Media e njohur britanike habit për Xherdan Shaqirin

Futboll

Media e njohur britanike habit për Xherdan Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:17
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, për herë të parë u paraqit titullar në fanellën e Liverpoolit, në fitoren bindëse me rezultat  3:0 kundër Southamptonit, në ndeshjen e javës së 6-të. Shaqiri arsyetoi plotësisht pozitën e titullarit që iu besua nga trajneri Jurgen Klopp. Ai në minutën e dhjetë depërtoi për mrekulli, goditi bukur, por gjuajtja e tij u devijua nga Hoedt dhe përfundoi në rrjetë. Autogoli i Hoedt dja epërsinë e motivit edhe më shumë lojtarëve të “Redsave”.

Duhet theksuar se golat tjerë i shënuan: Matip (21’), Salah (45+3’). Media e njohur britanike “Daily Mail” habit për notën që e vlerësoi Shaqirin, i cili u zëvendësua në minutën e 46-të nga Milner. Shaqiri është prej më të vlerësuarve, me notën 7.5, ndërsa lojtar i ndeshje është Van Dijk me notën 8. Liverpooli në gjashtë ndeshje ka poa q fitore dhe prinë me 18 pikë, dy më shumë se Manchester City.

Notat e lojtarëve: Liverpooli (4-3-3): Alisson 6; Alexander-Arnold 6.5, Matip 6, Van Dijk 8 (Gomez 55, 6), Robertson 6.5; Shaqiri 7.5 (Milner 46, 6), Henderson 6.5, Wijnaldum 6 (Keita 70, 5.5); Mane 6.5, Salah 6, Firmino 6.5

Southampton (4-4-1-1): McCarthy 6.5; Cedric 6, Vestergaard 5, Hoedt 5.5, Bertrand 5; Redmond 6.5 (Bednarek 55, 5), Romeu 5, Hojbjerg 5.5, Targett 5 (Armstrong 55, 5); Lemina 6; Long 6 (Austin 79, 5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat