Dy sfida shumë të luftuara në Kosovë

Futboll

Dy sfida shumë të luftuara në Kosovë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:27
Pamje nga një ndeshje

Java e 6-të e IPKO Superligës së Kosovës vjen me dy sfida shumë të luftuara. Shpëtim Duro përballë Mirel Josës. Në Gjilan Drita pret Prishtinën me ish trajnerin e Flamurtarit që do të bëjë debutimin e tij me kampionët në fuqi të Kosovës teksa përballë do të ketë një mik të vjetër të tijin pikërisht Mirel Josën që është në krye të Prishtinës prej 1 viti. Drita me Duron në stol do të synojë të ndryshojë marsh pas 4 humbjesh rresht, ndërkohë që Prishtina u rikthye në rrugën e duhur në mesjavë me fitore ndaj Gjilanit dhe sot synon të arrijë suksesin e radhës për të kapur Feronikelin në krye të klasifikimit në kuotën e 14 pikëve.  Në Superkupë në ndeshjen që hapi sezonin e ri triumfoi Drita por sot do të jetë një tjetër histori. Ndeshja tjetër e ditës në IPKO Superligën e Kosovës që gjithashtu do të transmetohet në Supersport është ajo mes Ferizaj dhe Gjilani një sfidë në të cilën miqtë janë paksa më favoritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat