“Trukoi ndeshjen”/ Trajneri i Kombëtares së Femrave pjesë e grupit “Bajri”

Futboll

“Trukoi ndeshjen”/ Trajneri i Kombëtares së Femrave pjesë e grupit “Bajri”

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 14:44
“Trukoi ndeshjen”/ Trajneri i Kombëtares së Femrave pjesë e grupit “Bajri”,

Futbolli dhe sporti në përgjithësi morën një goditje të rëndë ditën e djeshme, kur Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan se mes 11 të arrestuarve si pjesë e grupit famëkeq të Safet Bajrit, ishte edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Femrave, Armir Grimaj.

Ky i fundit është prangosur nga Policia, pasi dyshohet për trukim ndeshjesh. Grimaj gjendet në paraburgim tashmë dhe pritet që ditën e hënë të dalë për vlerësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Arrestimi i Grimajt godet fort reputacionin e Kombëtares së Femrave, por edhe të FSHF-së, aq më tepër kur risjell në vëmendje skandalin e trukimeve të ndeshjeve.

Burime pranë grupit hetimor, thonë për “Panorama”, se Armir Grimaj është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike. Kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas sinjalizimeve të ardhura nga autoritetet belge dhe holandeze, kishte vënë nën përgjim Safet Bajrin që prej gjashtë muajsh. Bajri dyshohej si koka e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte në Shkodër dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimit të parave, gjobëvënieve etj.

Gjatë përgjimeve telefonike të Safet Bajrit, në vëmendje të hetuesve ka ardhur një telefonatë e pazakontë e tij në drejtim të trajnerit Armir Grimaj. Bëhej fjalë për një ndeshje të kategorive inferiore, ku kërkohej ndërhyrja e Grimajt për një rezultat të paracaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat