Roma zhgënjen, Lazio e fortë për Genoan - Bota Sot
Roma zhgënjen, Lazio e fortë për Genoan

Futboll

Roma zhgënjen, Lazio e fortë për Genoan

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 16:57
Lojtarët e Lazios

Portieri Thomas Srakosha me Lazion shënuan fitore me rezultat 4:1 kundër Genoa-s, në ndeshjen e javës së pestë në Serie A në futboll. Lazio bëri lojë të mirë dhe me plotë meritë triumfoi me rezultat bindës. Për Lazion shënuan: Caicedo (7'), Immobile (23' e 89’), Milinkoviç-Saviç (53') dhe për Genoa-n: Piatek (46').

 Lazio renditet në vend të pestë me 9 pikë, kurse Genoa në pozitën e 11-të me 6 pikë. Bologna si vendas shkëlqeu, duke e tronditur Romën. Bologna shënoi fitoren e parë në kampionat, duke iu falënderuar golave të Mattiellos (36') e Santanderit (59').

Roma renditet në vend të 12-të me 5 pikë, ka një më shumë se Bologna në pozitën e 18-të. Valon Behrami me Udinesen shënuan fitore në Veronë me 2:0 kundër Chievo-s.  Futbollistët De Paul (76’) e Lasagna (90’) shënuan për fitoren e Udineses, e cila ngjitet në vend të shtatë me 8 pikë, kurse Chievo është e fundit me minus 1 pikë. Behrami luajti standard dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...