Fitore e madhe e Shkupit, Shkëndija me pikë të plota! Renova dëshpëroi - Bota Sot
Fitore e madhe e Shkupit, Shkëndija me pikë të plota! Renova dëshpëroi

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

Fitore e madhe e Shkupit, Shkëndija me pikë të plota! Renova dëshpëroi

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 17:29
Lojtarët e Shkëndijes

Skuadra shqiptare Shkupi shënoi fitoren e parë në Kampionatin e Maqedonisë në futboll. Shkupi e mundi me rezultat 2:1 Makedonija GP, falë golave të Muharrem (10') e Ilijoskit (75'), ndërsa Kirovski (54') shënoi për Makedonija GP.

Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, në çastet e fundit triumfoi me 2:1 në Kratovë kundër Sileksit. Besmir Bojku në minutën e 14-të kaloi në epërsi (0:1) Shkëndijen, por vendasit barazuan rezultatin me golin e Grozdanovski (81').

Megjithatë, në minutën e 90+4,  Besart Ibraimi siguroi fitoren me 1:2 të Shkëndijes. Renova nga Xhepçishti i Tetovës pësoi humbje si vendas me rezultat 2:0 nga Bellasica e Strumicës.  Renova befasoi për të keq sepse ishte favorite, por të cilës nuk i shkoi asgjë ndoresh.    

Liga e Maqedonisë

Pobeda-A. Pandev       2:4

Renova-Bellasica 0:2

Shkupi-Makedonija     2:1

Sileksi-Shkëndija          1:2

Rabotniçki-Vardari       0:2

Tabela

1. A. Pandev      6       5       0       1       15

2. Shkëndija        6       4       2       0       14

3. Vardari   6       4       2       0       14

4. Rabotniçki       6       3       0       3       9

5. Pobeda  6       2       2       2       8

6. Shkupi   6       1       2       3       5

7. Sileksi    6       1       2       3       5

8. Bellasica         6       1       2       3       5

9. Renova  6       1       1       4       4

10. Makedonija GP      6       0       3       3       3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test