Ronaldo shënon serish, Juve 0-2 ndaj modestëve të Frosinones

Futboll

Ronaldo shënon serish, Juve 0-2 ndaj modestëve të Frosinones

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:42
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në një hero mbrëmjen e së dielës, teksa bardhezinjtë e Juventus po rrezikonin të humbin 2 pikë ndaj Frosinones, në një ndeshje që dukej sikur po shkonte drejt barazimit.

9 minuta nga fundit ka qenë ylli portugez, i cili ka dërguar në rrjetë një top thuajse të dhuruar pas devijimit që mbrojtësi i Frosinones i bëri pas gjuajtjes së fuqishme të Joao Cancelo.

Por nuk ka qenë e thënë që ndeshja të mbyllej 0-1, teksa luhej shtesa Federico Bernardeschi ka shënuar golin e dytë për bardhezinjtë.

Me këtë fitore Juventus mbetet e palëkundur me 15 pikë të plota në 5 javë kampionat të Serie A, duke u konfirmuar zyrtarisht si një prej skuadrave më të mira italiane të momentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat