Ky është Juventusi më i mirë i 8 viteve të fundit - Bota Sot
Ky është Juventusi më i mirë i 8 viteve të fundit

Futboll

E martë, 23 tetor 2018

Ky është Juventusi më i mirë i 8 viteve të fundit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:31
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini beson se kjo skuadër është më e mira në tetë vjetët e fundit, mirëpo jo skuadra më e mirë e të gjitha kohërave të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” mori fitoren në momentet e fundit në ndeshjen kundër Frosinones në kuadër të javës së pestë në Serie A, të dielën.

Goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 81-të dhe ai i Federico Bernardeschit në minutën e 90-të, i dhanë fitoren e pestë radhazi bardhezinjve në kampionat.

“Luajtëm me fokus dhe vëmendje. Këto janë ndeshje të vështira”, ka thënë kapiteni për “Sky Sport Italia”.

“Me këtë kualitet që kemi, është e vështirë që të mos shënojmë gol brenda 90 minutave. Kam pasur kënaqësinë të luaj përkrah Lilian Thuramit e Fabio Cannavaros. E kam parë Juventusin e Ciro Ferraras dhe Paolo Monteros. Futbolli ka evoluar, nuk mund ta krahasosh të kaluarën me të tashmen. Ajo çfarë mund të them është se kjo skuadër është më e forta në tetë vjetët e fundit”, deklaroi Chiellini./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test