Barcelona konteston vendimin e VAR

Futboll

Barcelona konteston vendimin e VAR

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:07
Barcelona

Klubi katalanas luajti për afro një orë me 10 futbollistë ndaj Gironas. Barcelona u ndal në një barazim 2-2 në sfidën me Gironën, që u komplikua në minutën e 33-të, pas kartonit të kuq të marrë nga mbrojtësi Clement Lenglet.

Ky i fundit ndali pastër me këmbë sulmuesin e Gironës, por ngriti krahun më shumë se duhet dhe goditi kundërshtarin në fytyrë, ndërsa gjyqtari i takimit, pasi rishikoi pamjet me VAR, vendosi ta nxjerrë nga fusha.

Vendimi i gjyqtarit Jesus Gil Manzano nuk u mirëprit aspak nga skuadra e Barcelonës, me lojtarët dhe trajnerin Ernesto Valverde që nuk e fshehën pakënaqësinë në përfundim të takimit.

“Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë dhe duhet përdorur në mënyrë korrekte”, theksoi mesfushori i Barcelonës, Sergi Busquets.

Kritik ndaj këtij vendimi të gjyqtarit, ishte edhe trajneri i Barçës.

“Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agresion”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat