Klopp e dëshiron Gotzen te Liverpooli - Bota Sot
Klopp e dëshiron Gotzen te Liverpooli

Futboll

E premte, 19 tetor 2018

Klopp e dëshiron Gotzen te Liverpooli

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:24
Mario Gotze

Mario Gotze mund të transferohet në Premier Ligë gjatë janarit. Jurgen Klopp mund të bashkohet sërish me Mario Gotzen.

Mediat gjermane raportojnë se trajneri aktual i Liverpool ka kërkuar blerjen e yllit gjerman, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Borussia Dortmund.

Gotze në verë ka refuzuar shumë oferta, por një telefonatë e Klopp ka ndryshuar gjithçka rreth të ardhmes së tij dhe në janar mund të transferohet në Anfield.

Për Gotze do të ishte aventura e parë e tij jashtë Gjermanisë dhe me një trajner që e njeh mirë si Klopp, të gjithë janë të bindur se do të rikthehej në formën e shkëlqyer që tregoi deri në botërorin e Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test