Simeone mbron VAR-in

Futboll

Simeone mbron VAR-in

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:26
Simeone mbron VAR-in

Diego Pablo Simeone mbrojti në një konferencë për shtyp përdorimin e VAR-it, pas polemikave që u ngritën mbi të në ndeshjen Barcelona-Girona. Trajneri i Atlético Madrid njeh se ka aspekte për ta përmirësuar “video-arbitrazhin”, por në përgjithësi kjo teknologji e bën futbollin shumë më të drejtë:

“Në Itali, VAR-i u prezantua vitin e kaluar dhe ka pasur edhe polemika. Në Kupën e Botës së Rusisë ishte mjaft mirë. Si çdo gjë tjetër, edhe VAR-i mund të jetë i diskutueshëm, por unë mendoj se me të futbolli është më i drejtë.

Eshtë e qartë se çdo gjest, ose situatë kontakti në lojë, kalon nëpër një filtër filmik, ndaj lojtarët ndihen në rrezik për t’u dëbuar me kartonë të kuq. Natyrisht, ata do të duhet të jetë më vigjilentë. VAR-i do të përmirësohet më tej dhe mendoj se shkon përtej drejtësisë njerzore të arbitrave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat