Gotze, dikur personazhi domethënës i Gjermanisë

Futboll

Gotze, dikur personazhi domethënës i Gjermanisë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:28
Gotze, dikur personazhi domethënës i Gjermanisë

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund, Kevin Grosskreutz tha se Mario Gotze duhet të konsiderojë largimin nga skuadra gjermane në muajin janar, me Liverpool si destinacionin më të mirë të mundshëm.

Gotze, dikur personazhi domethënës i Gjermanisë, që fitoi Kupën e Botës 2014, ka pasur shumë probleme në vitet e fundit dhe karriera e tij po njeh një periudhë të zezë, që nga viti 2016 kur kaloi nga Bayern Munih te Dortmund.

26-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje në këtë sezon dhe është lënë jashtë ekipit në sfidën e fundit kundër Hoffenheim, duke qenë se u paraqit relativisht dobët kundër Club Brugge.

Grosskreutz, ish-shok ekipi me Gotze, tha: “Më vjen shumë keq për momentin që po kalon Mario Gotze. Në Brugge, e gjithë skuadra nuk luajti mirë, por të gjithë kritikat shkuan për të. Do të ishte më mirë që ai të largohej gjatë merkatos së dimrit, si e vetmja mënyrë për të rilindur karrierën. Mundësisht te Liverpool. Klopp e njeh shumë mirë dhe mendoj se është ndër të vetmit që mund të marrë maksimumin nga Gotze”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat