Nga bari dhish, në maje të botës

Futboll

Nga bari dhish, në maje të botës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:44
Luka Modriç, nga bari dhish, në maje të botës

Sot ai është në krye të futbollit botëror, por shumë vite më parë askush nuk do të thoshte se kjo mund të ishte e mundur. Kjo është mrekullia e Luka Modric, nga bari dhish, fëmijë i luftës, refugjat dhe i persekutuar nga serbët, të cilët i vranë gjyshin, te topi gjithmonë në këmbët e tij. Nga qielli i Zadar, përmes Bosnjës, Zeprenic, Zagreb, Londër dhe Madrid, ku ai gjeti skenarin më të mirë për të “puthur” trofeun e lojtarit më të mirë në planet.

Luka Modric është bërë i njohur edhe përmes dokumentarit të Pavle Balenovic, që i referohet kohës mes viteve ‘89 dhe ‘90. Një ekstrakt i këtij dokumentari u bë publik nga BBC, ku familja e Modric i?shte një nga protagonistët njerëzorë të rrëfimit. Imazhet tregojnë një nga mjediset, në të cilat ai u rrit, duke ndihmuar familjen e tij në kullota me dhi. Një dokumentar që tregon kontrastin e thellë të atyre viteve me realitetin e sotëm të tij te Real Madridi.

Pastaj erdhi fluturimi nga fshati për në Zadarin e tij, ku familja u vendos, duke ikur nga serbët. Jetonin së pari në “Hotel Kolovare” dhe më pas në “Hotel Iz”, derisa gjetën një shtëpi. Luka kaloi orë në parkingun dhe oborrin e tij, respektivisht, me topin e futbollit. Atij nuk i pëlqen ta kujtojë atë kohë. Nga kujtesa preferon të shpëtojë imazhet me një top futbolli në këmbë dhe familjen, në ato momente.

Nëse Modriç duhet t’i dedikojë suksesin e tij dikujt, ky është trajneri i parë, mbrojtësi më i madh dhe “babai i sportit”, Tomislav Basic, i cili vdiq në vitin 2014, kur Luka ishte tashmë në Madrid. Kroati kërkoi leje nga klubi për të marrë pjesë në funeralin e trajnerit të parë.

Modric ëndërroi për të qenë i barabartë me Boban, idhullin e tij, lojtarin e Milanit, kostumin sportiv të të cilit e kishte që fëmijë. Tani, Zvonimir, dora e djathtë e Infantinos në FIFA, e di se Luka e ka tejkaluar atë. Ai, madje, e kujtoi në fjalën përshëndetëse në Londër, si “The Best 2018” tashmë, duke e bërë të qajë Boban.

Mbrëmë, në Londër, në festë u bashkua edhe Vanja, gruaja dhe figura thelbësore në karrierën e tij, si dhe dy djemtë. Aty, Modric jetoi një nga momentet më të veçanta të jetës së tij. Një mrekulli, po të kesh parasysh trajektoren e jashtëzakonshme, nga kullotja e dhive në malet e Kroacisë tek “Olimpi” i futbollit, lojtari më i mirë i vitit në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat