Agim Ademi i shkruan Davor Shukerit - Bota Sot
Agim Ademi i shkruan Davor Shukerit

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Agim Ademi i shkruan Davor Shukerit

Nga: K. G. Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:27
Agim Ademi i shkruan Davor Shukerit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon federatën kroate për çmimin e lojtarit të vitit për Luka Madriçin, anëtar i Real Madridit dhe i kombëtares së Kroacisë.

"I nderuari president, miku im i dashur Davor Shuker, Jam i nderuar që së bashku me Ju dhe me shumë homologë tjerë ishim pjesë e eventit “The Best FIFA Football Awards 2018” që u mbajt në Londër.  Vlerësimi që FIFA dhe komuniteti i futbollit i bëri futbollistit të Kombëtares tuaj, Luka Modric, më gëzoj pa masë dhe u prit me entuziazëm kudo në Kosovë. Çmimi i futbollistit më të mirë për Luka Modricin pa dyshim është një nxitje më shumë për të rinjtë e vendit tim që të merren me futbollin dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë pse jo të jenë të nominuar në ngjarje të këtillë si kjo në Londër.

Paraqitja e shkëlqyeshme dhe mahnitëse e Kombëtares tuaj në Botërorin “Rusia 2018”, por edhe çmimi që iu dha në eventin e mbrëmshëm Luka Modricit, dëshmojnë edhe një herë punën dhe vizionin tuaj në drejtimin e futbollit kroat, prandaj Federata juaj dhe Ju personalisht do të shërbeni për ne si shembull që duhet ndjekur për të arritur te suksesi.
Duke ju uruar shumë suksese në çdo aktivitet e garë ku merrni pjesë, ju lus që përgëzimet e mia dhe të mbarë futbolldashësve të Kosovës t’ia përcillni edhe kapitenit të kombëtares suaj, Luka Modric dhe mbarë opinionit futbolldashës në Kroaci", shkruan Agim Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test