Atë që e ke ne mendje, atë e thua dhe e bënë! - Bota Sot
Atë që e ke ne mendje, atë e thua dhe e bënë!

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Atë që e ke ne mendje, atë e thua dhe e bënë!

Nga: Fetah Veliu Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:43
Fetah Veliu

Debate

Esenciale në krahasim të avancimit të lojës së futbollit, e cila është strumbullar kryesor i matjes në ngritje të cilësisë në një profesion dhe në një organizim profesional, duke u përqendruar dhe kërkuar hulumtimin në avancim të cilësisë në masë të duhur në lojën e futbollit! Pritshmëritë në avancim të vlerave profesionale në drejtimin dhe organizimin e lojës së futbollit në ligën elitare të Kosovës, nga ardhjet e shumta të lojtarëve dhe trajnerëve të jashtëm, ka qenë e madhe! Në kohë të gjatë dhe të shkurt ne tregun e Kosovës, kishim trajnerë gjerman, nga shtetet e rajonit dhe nga Shqipëria, edhe pse trajnerët e ardhur nga shteti amë, posedonin tituj dhe rezultate në arritje të fitimit të kampionateve në shtetet nga vinin, dhe pritshmëritë në futbollin kosovar për rritje të cilësisë dhe organizim të futbollit do të vëreheshin në mos në ndeshjen e parë, atëherë në disa drejtime të prezantimit, të interpretimit të futbollit dhe të rezultateve në garat kosovare të futbollit!

Krahasimet në pritshmëri të evulimit të lojës së futbollit, përkundër ardhjes së numrit të madh të lojtarëve dhe trajnerëve në futbollin kosovar, janë shumë shumë të largëta, duke u bazuar në vlerat profesionale të organizimit të lojës dhe të përformancës të rezultateve të gjertanishme. Ky barometër i komparacionit të vlerave profesionale në organizim dhe avancimit te futbollit kosovar, determinohen me njohuri dhe prezantim të koncepteve organizative tekniko/taktike të lojës, të shfaqur për çdo lojë kompetitive dhe të analizës së dhënë para ose pas lojës nga trajnerët, teknikët e skuadrave drejtuese. Një maksime psikologjike thotë: “atë që e ke ne mendje, atë e thua dhe e bënë“! Prandaj, ne nga ajo që kemi parë dhe dëgjuar gjerë me tani nga akteret, trajnerët e ardhur nga Shqipëria, po edhe nga trajnerët vendor, konkludojmë, se ende jemi larg nga pritshmeritë e organizimit të lojës së futbollit, të arritjes së rezultateve profesionale dhe të avancimit të futbollit kosovar.

Unë kërkoj nga opinioni, e në veçanti nga mediumet sportive, gazetarët sportiv, edhe pse ditët e fundit, ka zëra, kërkesa për vlerësim të vlerave profesionale të trajnerët dhe futbollistët të ardhur në tregun futbollistik kosovar, por mungon debati profesional i mirëfilltë nga drejtuesit e futbollit dhe nga ekspertët vendor të cilët i kemi të paktë dhe të cilët po anashkalohen dhe më të madhe po luftohen, duke mos dhënë hapësirë organizative dhe qasje profesionale në shpalosjen e programeve, ideve dhe vlerave profesionale!!! fund

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test