Shqiptarët e Shkupit për fitore në Strumicë - Bota Sot
Shqiptarët e Shkupit për fitore në Strumicë

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Shqiptarët e Shkupit për fitore në Strumicë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 17:43
Shqiptarët e Shkupit për fitore në Strumicë

Skuadra e FC Shkupit tani më ka lënë pas vete ndeshjen e funti dhe e gjithë vëmendja është përqendruar për sfidën e të mërkurës, kur në kuadër të javës së shtatë do të luajë ndaj Bellasicës në Strumicë. Futbollistët kishin shumë pakë kohë për tu bërë gati për këtë ndeshje, por fitorja ka bërë që ngritët besimi te ta dhe me më shumë përkushtim ta presin këtë sfidë.

Për ndeshjen e radhës ndaj Bellasicës, ka folur futbollisti që këtë verë përforcoi mesfushën e Shkupit, Armel Bradji, i cili ka folur pak për atmosferën në klub dhe përballjen e të mërkurës.

“Nga momenti që kam ardhur këtu, në këtë klub, atmosfera është shumë e mirë, klubi më ka pritur shumë mirë, gjithashtu kemi dhe një tifozeri shumë të mirë, që do të thotë që deri më tani është gjithçka në rregull.

Për ndeshjen që vjen, nuk kam shumë për të thënë, për shkak se duhet të luajmë si një grup, duhet të jemi të gjithë së bashku, njëri tjetrin ta ndihmojmë, që në fund të fitojmë për ekipin”, ka përfunduar Bradji.

Edhe këtë ndeshje Shkupi do të jetë me dy mungesa, shkaku i lëndimit vazhdon të jetë jashtë ekipit Besart Krivanjeva, ndërsa Rron Broja me shumë gjasa do të mungojë edhe ndaj Bellasicës, pas lëndimit që pësoi në nyjën e këmbës.

Ndeshja Bellasica – Shkupi luhet të mërkurën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 15:30 minuta, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Sojançe Stojanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test