Shaqiri titullar kundër Chelseat? - Bota Sot
Shaqiri titullar kundër Chelseat?

Futboll

Shaqiri titullar kundër Chelseat?

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 17:53
Shaqiri titullar kundër Chelseat?

Në fundjavë përkatësisht me 29 shtator lideri i Premier League do të luajë në udhëtim kundër Chelseat, e cila është edhe kryendeshja e javës së shtatë.  Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha se për këtë sfidë mund të ketë fytyra të reja në fushë. “Do të hedhim në fushë skuadër të mirë.

Duam të luajmë futboll të bukur, jemi mësuar të luajmë tre herë në javë, kështu që le të shkojmë”, ka thënë Klopp.

Gjasat janë që Xherdan Shaqiri të luajë nga minuta e parë në derbin e madh që luhet të shtunën në orën 18.30. Chelsea është në vend të tretë me 16 pikë, ka dy me pak se lideri Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat