Interi ka mposhtur Fiorentinan me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.
Kjo fitore e neroazurëve u realizua pas një penalltie që u vendos pas konsultimit me VAR.
Por sipas presidentit të Fiorentinas, Mario Cognigni lojtari më i mirë për Interin ishte gjyqtari Mazzoleni.
“Ai arriti ta ndryshoj lojën, në vend se ta menaxhoj atë siç duhet. Mazzoleni ishte lojtari më i mirë për Interin. Ne bëmë një performancë të mirë, ekipi tregoi karakter pavarësisht moshës së re, rezultati është një gënjeshtër. VAR? Po bëhet protagonist i ndeshjeve”, ka thënë presidenti i Fiorentinas.