Klopp: Fabinho duhet të mësohet me stilin e Liverpoolit, nuk ka asnjë problem me të

Futboll

Klopp: Fabinho duhet të mësohet me stilin e Liverpoolit, nuk ka asnjë problem me të

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 08:51
Fabinho

Jurgen Klopp thotë se Fabinho duhet të mësohet me stilin e lojës së Liverpoolit para se të futet në formacion.  

Braziliani i cili erdhi nga Monaco përpara sezonin 2018-19, nuk ka debutuar ende në Ligën Premier.

Fabinho luajti në ndeshjen Liverpooli – Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve javën e shkuar, duke bëri edhe debutimin e tij për klubin.

24-vjeçari mund të luajë sonte në Kupën EFL kundër Chelsea .

“Nuk është e ndryshe mes tij dhe lojtarëve të tjerë. Nuk është e komplikuar, ai vetëm duhet të mësohet “.

“Ka të bëjë me pozicionimin, në lidhje me reagimin, rreth hapësirave në mbrojtje, ku duhet mbyllur ato, duke i përdorur edhe forcë”.

“Është një ekip me një mënyrë specifike të të luajturit, ka nevojë për kohë”, ka thënë Klopp.

Liverpool-Chelsea fillon në ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat