Balaj vendimtar për skuadrën e tij

Futboll

Balaj vendimtar për skuadrën e tij

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 15:00
Balaj vendimtar për skuadrën e tij

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj është rikthyer te goli në Rusi. Lojtari shkodran ka shënuar një gol nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 110-ë. Skuadra e tij, Akhmat Grozni ka luajtur një transfertë të vështirë në Kupë përballë skuadrës së SKA Kabarovsk.

Ky gol edhe pse në një ndeshje kupe do t’i shërbejë për mirë lojtarit, pasi kohët e fundit ka marrë kritika për gjakftohtësinë përpara porte. Gjithashtu Balaj tashmë mund të ndihet edhe më i lehtësuar psikologjikisht, përpara grumbullim të lojtarëve për ndeshjet që Kombëtarja do të zhvillojë në Tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat