Dortmund shënon fitore të thellë kundër Nurenbergut

Futboll

Dortmund shënon fitore të thellë kundër Nurenbergut

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:41
Foto nga ndeshja

Dortmund e ka deklasuar Nurenbergun në ndeshjen e xhiros së pestë në Bundesligë. Vendasit e dominuan këtë ndeshje dhe arritën që të kalojnë në vendin e dytë, me vetëm dy pikë më pak se Bayern Munchen.

Signal Iduna Park ishte arena kryesore sonte kur Borussia Dortmund e priti skuadrën e Nurenberg duke e deklasuar më rezultat të thellë 7-0.

Serinë e golave Dortmund e nisi shumë herët në pjesën e parë duke shënuar që në minutën e 9 me anë te Larsen, një gol i bukur ky i tij.

Goli i dytë vjen nga Reus në minutën e 32’të dhe me rezultat 2-0 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë Dortmund e nis mirë ndeshjen duke shënuar golin e tretë që në minutën e 49’të te takimit. Ishte Achraf Hakimi që trefishoi epërsinë.

Serinë e golave e vazhdoi Reus në minutën e 57’të duke shënuar një gol nga një kundërsulm i shpejt i Dortmund.

Seria e golave vazhdon në minutën e 74’të me anë të Akanji.

Por, Dortmund nuk ndalet me kaq. Në minutën e 85’të shënon Jadon Sancho kurse në minutën e 88’të Weigl.

Me këtë fitore Borussia Dortmund është ngritur në vendin e 2 në Bundesligë me vetëm dy pikë më pak se Bayern Munich që është në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat