Hasani mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Olimpik Evropian

Futboll

Hasani mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Olimpik Evropian

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:53
Hasani mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Olimpik Evropian

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka marrë pjesë në takimin e parë të Komisionit të Komitetit Olimpik Evropian (KOE) për Lojërat Olimpike.
Presidenti Hasani është anëtar i këtij Komisioni, bashkë me presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të Komiteteve tjera evropiane. 
Në takimin e mbajtur të martën në selinë e ANOC-ut (Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare) në Lozanë të Zvicrës, Komisioni propozoi disa rekomandime për Bordin Ekzekutiv të KOE-s dhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), lidhur me efikasitetin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me transportin, akreditimet, Fshatin Olimpik etj.
Po ashtu, Komisioni diskutoi edhe për shumë sfida tjera me të cilat ballafaqohen organizatorët e Lojërave Evropiane dhe Festivaleve Olimpike, duke ndarë mendimet e tyre për të gjetur zgjidhjet e duhura.
Sekretarja e përgjithshme e ANOC-ut, Gunilla Lindberg, ndau edhe informacione të dobishme në lidhje me Lojërat Olimpike Verore për të rinj, Buenos Aires.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat