Barcelona gjen zëvendësuesin e Valverdes?

Futboll

Barcelona gjen zëvendësuesin e Valverdes?

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:33
Barcelona gjen zëvendësuesin e Valverdes?

Humbja e befasishme e pësuar në shtëpinë e Leganes ka dhënë alarmin në shtëpinë e Barcelona-s, të paktën sipas shtypit spanjoll. Fillimi i sezonit të “blaugrana”-ve ka qenë i mirë, por jo i shkëlqyer, siç mund të imagjinohej pas blerjeve të shumta të bëra në merkato.

Humbja e së mërkurës, që ka ardhur pas barazimit në shtëpi me Girona-n, duket se ka bërë drejtuesit e klubit të vënë në dyshim aftësitë e trajnerit Ernesto Valverde.

Ssipas “Don Balon”, trajneri i Barçës, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2019-ës, është në rrezik. Madje, drejtuesit mësohet të kenë zgjedhur edhe emrin e zëvendësuesit.

Bëhet fjalë për Laurent Blanc, ish-trajneri i PSG-së, i cili mund të jetë një zgjidhje e menjëhershme nëse marrëdhënia mes Valverde-s dhe Barcelona-s përkeqësohet.

E sigurt është se, duke filluar nga ndeshjet e ardhshme dhe veçanërisht në Champions League, një tjetër hap fals nuk do të jetë më i pranueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat