Real Madrid ka provuar ta transferojë Icardin

Futboll

Real Madrid ka provuar ta transferojë Icardin

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:22
Real Madrid ka provuar ta transferojë Icardin

Ish-agjenti i Mauro Icardit ka folur për të kaluarën në merkato të lojtarit argjentinas duke thënë se ka pasur një interesim të madh nga ana e Realit të Madridit, por ka qenë pikërisht lojtari, i cili ka vendosur të mos e realizoi këtë transferim dhe të qëndrojë të Interi.

Letterio Pino është shprehur se Reali mendonte se Benzema do të largohej dhe po punonin intensivisht për zëvendësimin e tij.

“Po, Real Madrid ka provuar ta transferojë Icardin. Në imagjinatën e tyre, ata mendonin se Benzema do të largohej dhe prandaj kërkonte një lojtar, dhe mes tyre ishte Icardi. Megjithatë, gjërat ishin shumë të vështira. Në fund të fundit, ka pasur një ngërç nga Icardi, pasi ai dëshironte të qëndronte te Interi”, tha Pino për Top Calcio 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat