Barkley: Hazard më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Futboll

Barkley: Hazard më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 19:24
Eden Hazard

Mesfushori i Bluve ka insistuar se anësori belg është “lojtari më i mirë në botë” dhe në këto momente është para dy fituesve të Topit të Artë

Pasi Eden Hazard shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit në Carabao Cup të mërkurën, shoku i skuadrave së tij Ross Barkley ka thënë se 27 vjeçari është në kulmin e karrierës.

“Oh Zot, e shihni këtë çdo ditë në stërvitje kështu që befasoheni kur e shihni duke bërë këtë në një ndeshje të tillë, një gol të atillë tregon klasin e tij”, ka thënë Barkley duke bërë shumë lëvdata për fitoren në Anfield.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe e ka treguar këtë. Ai e ka treguar këtë në pesë apo gjashtë vitet e fundit dhe ai është njëri prej tre lojtarëve më të mirë në botë. Në minutë, ndoshta më i miri në botë në mënyrën si po luan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat