“United duhet ti largojë si Mourinhon ashtu edhe Pogban”

Futboll

“United duhet ti largojë si Mourinhon ashtu edhe Pogban”

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:04
Jose Mourinho dhe Paul Pogba

Ish lojtari i Djajve të Kuq ka insistuar që nëse çifti kanë probleme duhet të largohen dhe klubi qëndron fuqishëm me këtë gjë

Ish mbrojtësi i Manchester United, Paul Parker beson se United duhet t’ia tregojë derën si Jose Mourinhos ashtu edhe Paul Pogbas.

United janë hyrë në një start të tmerrshëm në sezonin 2018-19, duke marrë 10 pikë nga 18 të mundshme në Premier Ligë dhe u eliminuan që në rrethin e tretë te Carabao Cup kundër skuadrës nga Championship, Derby County.

“Jo nuk do ta thosha këtë. Mënyra ime nëse do të jemi drejtpërdrejt, do ti largoja të dy nga Manchester United”, ka thënë ai kur është pyetur për Pogban në TalkSport.

Para kësaj, ish mbrojtësi ka jap edhe më shumë detale në këtë problem duke theksuar: “Mendoj që të gjithë janë të shqetësuar, duhet të jemi. Nuk është një gjë e lehtë që ata të largohen por duhet shqyrtuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat