Katër muaj “stop” për Sanchez…

Futboll

Katër muaj “stop” për Sanchez…

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:28
Ilustrim

Carlos Sanchez do të mungojë për katër muaj, pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit ku West Ham fitoi 8-0 ndaj Macclesfield.

Blerja e fundit e West Ham, luajti vetëm për nëntë minuta në Kupën e Ligës së Anglisë dhe u detyrua të zëvendësohet si pasojë e një dëmtimi në gju. Trajneri Pellegrini tha se futbollisti kolumbian nuk do të luajë më në vitin 2018.

Ky lajm vjen në momentin më të keq për West Ham, që shpenzoi 8 milionë paundë për të marrë Carlos Sanchez në ditët e fundit të merkatos nga Fiorentina, që kishte pronësinë e tij.

Ai i bashkohet Jack Wilshere, Andy Carroll, Manuel Lanzini dhe Winston Reid në infermierinë e West Ham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat