Milani e bën “dramë”, s’ka fitore as ndaj Empolit

Futboll

Milani e bën “dramë”, s’ka fitore as ndaj Empolit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:25
Milan

Edhe ndaj Empolit, Milani i Gattusos ishte në avantazh dhe në fund e mbylli ndeshjen në barazim 1-1. Një tjetër mundësi e shkuar dëm nga kuqezinjtë për t’u ngjitur në klasifikim.

Milanit i mjaftuan vetëm 10 minuta për të gjetur golin e parë me anë të argjentinasit Biglia, por ky gol nuk mjaftoi për të marrë 3 pikët nga transferta e Empolit.

Të zotët e shtëpisë realizuan në pjesën e dytë me 11-metërsh, duke e mbyllur ndeshjen në barazim.

Pesë ndeshje dhe 6 pikë deri tani për Milanin në Serie A, e rendisin në vendin e 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat