Emery ngadalë por sigurt, po i shlyen kujtimet e Wengerit në Arsenal

Futboll

Emery ngadalë por sigurt, po i shlyen kujtimet e Wengerit në Arsenal

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 00:23
Unai Emery

Shlyerja e kujtimeve për Arsene Wenger pas 22 viteve në bankinë të Arsenalit është thjesht e pamundshme, megjithatë, Unai Emery është duke e larguar atë shijen e hidhët që la pas trajneri, kur u ulë në stolin e tij në fund të sezonit të kaluar

Edhe pse debutimi i tij në Premier Ligë filloi me dy humbje, City (0-2) dhe Chelsea (3-2), spanjolli tani ka gjashtë fitore radhazi: katër në Premier ligë (3-1 kundër West Ham, 3-2 kundër Cardiff, 2-1 kundër Newcastle dhe 2-0 kundër Everton), një në Europa Ligë (4-2 kundër Vorskla Poltava) dhe një në Kupën e Ligës (3-1 kundër Brentford).

Ky është starti i tretë më i mirë i Arsenalit – gjashtë fitore me 12 pikë – në 10 sezonet e fundit, me vetëm 2013/14 (15 pikë) dhe 2016/17 (13) që ishin më të mira.

“Ndoshta ata janë trashëgimia më e mirë që Wenger la në Arsenal”, tha Martin Keown, për disa lojtarë që kishin rënë në formë.

Madje, edhe Danny Welbeck është në “flakë” duke shënuar katër gola në të tria garat: Ligë, Europa Ligë dhe Kupën e Ligës.

Emery po ka kujdes edhe për detalet më të vogla, kjo është arsyeja pse i ka zgjuar nga gjumi lojtarët duke i stërvitur plus në palestër, duke bërë që ata të kalojnë sa më shumë kushtin e aftësive fizike dhe yndyrës trupore.

Ai i zëvendësoi lëngjet dhe sheqernat me ujë, i inkurajojë ata që të përdorin gjuhën angleze në zhveshtore dhe preferojë që të largojë përkthyesin.

“Wenger ishte njëri prej revolucionarëve të parë, ai na tha ne disa herë se si të kemi kujdes me ushqimin”, tha ish sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright.

Tani Emery është duke shtuar shumë më shumë gjëra, sepse kur ai ka arritur ka kuptuar se duhet bërë ndryshime drastike.

Një tjetër ish lojtarë i Arsenalit, Santi Cazorla pajtohet me Wrighty.

“Mendoj se ai mund ti përmirësojë disa gjëra”, tha ai.

“U përpoqa ta ndihmojë Emery duke i dhënë të gjitha informatat që i kishe sepse mendoja se ai është një trajner i madh...por tifozët duhet të jenë të qetë”.

Ndryshimi, me gjithë respektin për Wenger, sipas futbollistit tani të Villarreal, duhet të fillojë duke u bërë më shumë ambicioz.

“Ne kishim nevojë që të besonim që ne mund të garojmë kundër skuadrave të mëdha të Premier Ligës, nuk ishim të kënaqur me pozitën e katër apo të tretë”, shtoi ai.

E njëjta ndjenjë ndahet edhe nga Petr Cech.

“Emery kërkon nga ne shumë më shumë në të gjitha aspektet”, theksoi ai.

“Filluam nga e para dhe në çdo aspekt ka kërkesa për tu përmirësuar nga mentaliteti dhe puna e përditshme, fitorja e çdo ndeshje, përmirësimi në çdo ndeshje”.

“Shpresojë që të shkojmë aty ku duam herët apo vonë. Në të kaluarën, ndonjëherë, mënyra si luanim ishte më e rëndësishme se pikët dhe kjo nuk ndihmonte për ta fituar ligën”.

Stili, natyrisht, ka ndryshuar.

“Arsenal duket tani si një klub i ri”, tregon në anën tjetër Hector Bellerin.

“Me Wengerin ne luanim njëjtë pavarësisht kundërshtarit. Jam shumë i mahnitur me Emery, ai është detajist dhe shumë profesional me taktikat e tij. Ai fokusohet shumë për ta përgatitur një plan për çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit”.

Kjo është e vërtetë.

Gazetarët që mbulojnë Arsenalin deri me tani janë tepër të befasuar me njohuritë që kishte Emery për Brentfordin, rivalin e tyre në Ligën e Kupës.

“Ai është një vëzhgues i madh dhe e analizon kundërshtarin”, tha Aaron Ramsey.

“Ne po luajmë snjë stil të ndryshëm dhe po përpiqemi që të bëjmë presion më lart për të rimarrë topin kur e humbim”.

Kërkesat e tij janë po ashtu më të mëdha.

“Emery kërkon shumë nga ne në stërvitje, ne punojmë shumë dhe vrapojmë shumë”, shton Alex Iwobi.

Madje edhe Mesut Ozil, i cili dukej se dëshironte të largohej nga klubi, tani duket se nuk e dëshiron këtë gjë.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me Arsenal, sidomos me trajnerin e ri, ai e di çfarë dua unë dhe çfarë pret nga skuadra”, tha ai.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira dhe madje edhe lojtarët të cilët nuk luajnë janë të lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat