Liverpool ka mundësinë e revanshit, nis punën për “perfeksionin”…

Futboll

Liverpool ka mundësinë e revanshit, nis punën për “perfeksionin”…

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:41
Mohamed Salah

Liverpool ka nisur punën për ndeshjen kundër Chelsea në Premier League, me synimin për të marrë hak pas humbjes ndaj “bluve” në Kupën e Ligës, duke ruajtur pikët e plota.

Ekipi i Jurgen Klopp u mposht nga londinezët në raundin e tretë të kësaj veprimtarie, 2-1 në “Anfield Road”.

Image
Jurgen Klopp

Gjithsesi, “të kuqtë” janë paraqitur me moral të lartë dhe të qeshur në pasditen e së enjtes, ku kanë nisur përgatitjet për përballjen e dytë me Chelsea në harkun e tre ditëve.

Këtë herë ndeshja do të jetë në “Stamford Bridge” dhe Liverpool synon të vazhdojë të jetë e vetmja skuadër që i ka fituar të gjitha ndeshjet në këtë edicion të Premier League. Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, të aktivizuar në pjesën e dytë në Kupën e Ligës, ishin mes atyre që morën pjesë në stërvitjen në Melwood.

Trajneri Jurgen Klopp u pa gjithashtu me top në këmbë, ndërsa ndihmësi i tij Pep Ljinders u fotografua teksa po përpiqej që imitonte akrobacinë e Daniel Sturridge, të mërkurën në mbrëmje.

Image
Pep Ljinders

Sturridge shënoi golin e parë për Liverpool me akrobaci, por Chelsea përmbysi gjithçka me dy gola në gjashtë minuta gjatë pjesës së dytë.

Liverpool është aktualisht në krye të Premier League, me dy pikë më shumë se Chelsea, që u ndal në javën e kaluar gjatë barazimit 0-0 ndaj West Ham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat