Van Dijk në dyshim për derbin ndaj Chelseat

Futboll

Van Dijk në dyshim për derbin ndaj Chelseat

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:59
Virgil Van Dijk dhe Jurgen Klopp

Mbrojtësi holandez nuk ka stërvitur me ekipin këtë të premte.

Liverpooli do të kërkojë t’i hakmerret Chelseat për disfatën që skuadra londineze ia shkaktoi në Carabao Cup të mërkurën, kur përsëri këto dy ekipe do të vihen mes vete të shtunën në Stamford Bridge.

Por në këtë udhëtim të vështirë për ekipin e Jurgen Klopp, mund të mungojë qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk i cili është i lënduar.

Trajneri gjerman ka thënë se ende nuk e di nëse holandezi do të jetë i gatshëm për lojë.    

“Virgil nuk ka stërvitur me ekipin dhe na duhet të presim e të shohim”, ka thënë Klopp.

“E mira është që Dejan Lovren është thyer nga lëndimi dhe ka luajtur ndeshjen e parë pas 10 javësh”.

“Nëse Van Dijk ia del të rikuperohet në kohë, atëherë ai do të jetë në fushë, por nëse jo, ne kemi edhe opsione tjera”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat