Mourinho vazhdon sulmin

Futboll

Mourinho vazhdon sulmin

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:37
Mourinho vazhdon sulmin

Nuk ka paqe për Jose Mourinhon në Angli. Sipas mediave angleze, trajneri portugez ka bërë një armik të ri, pas Paul Pogba. Bëhet fjalë për Marcus Rashford, i cili është kritikuar ashpër nga tekniku i United, për shkak edhe të sjelljes së keqe në ndeshjen kundër Young Boys. Në fund të takimit, sulmuesi anglez nuk ndoqi udhëzimet e stafit e nuk bëri nxemjen siç duhet.

Ndërkohë dhoma e zhveshjes është ndarë në dysh. Situata në klubin nga Manchester vazhdon të bëhet akoma më e rëndë, me njërin grup i cili mbështet Paul Pogba e përbëhet nga Andreas Pereira, Martial, Bailly, Shaw e Rashford, e grupi tjetër që mbështet Mourinhon me lojtarë si Matic, Young, Valencia, Fellaini dhe Alexis Sanchez.

Ish-tranjeri i Portos, Inter e Chelsea duket se nuk do t’ja dijë për askënd, por rezultatet e fundit negative, si barazimi me Wolverhampton në kampionat dhe eleminimi surprizë nga Kupa e Ligës me Derby County-in e Frank Lampard, kanë lëkundur pozitën e tij si tranjer i “Djajve të Kuq”. Shumë tifozë ëndërrojnë  ardhjen e Zinedine Zidane, i parë në Londër për pushime disa ditë më parë. Tensioni i Mourinhos me Pogba gjithashtu sa vjen e shtohet, e duket se shumë shpejt klubi duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë mes të dyve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat