Molby flet për këmbët dhe lojën e Shaqirit

Futboll

Molby flet për këmbët dhe lojën e Shaqirit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:41
Molby flet për këmbët lojën e Shaqirit

Legjenda e Liverpollit, Jan Molby, beson se Xherdan Shaqiri do ta ndihmojë shumë Liverpoolin e Kloppit gjatë sezonit. “Xherdan Shaqiri e ka nisur karrierën me Liverpoolin në formë të mirë, por ai është futbollist i shkëlqyer kështu që nuk duhet të jetë surprizë”, tha Jan Molby, që e ka veshur fanellën e Liverpoolit nga viti 1984 deri 1996 dhe ka shënuar 44 gola në 2018 paraqitje vetëm në Premier League për “Redsat”. “Ai ka këmbë të shpejta dhe imagjinatë të shkëlqyer dhe bën gjëra që nganjëherë disa të tjerë nuk i bëjnë. Është opsion tjetër për Klopp, i ndryshëm me të tjerët dhe do t’i ndihmojë skuadrës me kualitetet e tij”. “Nganjëherë ekipet (Bayern, Inter e Stoke City) nuk ka mundur të nxjerrin më të mirën nga ai, por mendoj se Jurgen do ta bëjë, pa asnjë dyshim. Stoke nuk e ka parë ende më të mirën e Shaqirit sepse ata refuzonin të ndërtonin skuadrën rreth një lojtari kaq të talentuar”, tha Molby.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat