Liverpool pranë thyerjes së një rekordi historik

Futboll

Liverpool pranë thyerjes së një rekordi historik

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:08
Pamje nga një ndeshje

Liverpooli i drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp është i destinuar për rekorde. “The Reds” janë në krye të klasifikimit të Premier League me pikë të plota ndërkohë që ndiqen nga Manchester City dhe Chelsea me nga dy pikë më pak. 

Këtë të shtunë Liverpool do të luajë në transfertën e vështirë të Chelsea. Në rast se dalin me kokën lart nga “Stamford Bridge”, “the reds” do të vendosnin record absolut në futbollin anglez. Deri tashmë asnjë skuadër angleze nuk i ka fituar 7 ndeshjet e para të kampionatit.

Ndërkohë që vetëm 5 janë ekipet që kanë nisur kampionatin me 6 fitoret. Liverpooli këtij sezoni, Manchester City i sezonit 2016-17, Chelsea 2005-2006 dhe 2009-2010 dhe skuadra e Newcastle në sezonin 1994-1995. Kujtojmë që pak ditë më parë Chelsea e mposhti Liverpoolin në Kupën e Anglisë me përmbysje 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat