Jose Mourinho i thotë Pogbas: Askush nuk është më i madh se klubi

Futboll

Jose Mourinho i thotë Pogbas: Askush nuk është më i madh se klubi

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:50
Mourinho dhe Pogba

Mourinho ia ka rikujtuar Paul Pogbas se asnjë lojtar nuk është më i madh e Manchester Unitedi dhe se kjo është detyra e tij për ta mbrojtur klubin

Trajneri portugez dhe mesfushori francez janë parë duke u fjalosur me njëri tjetrin në qendrën stërvitore para disa ditëve pas eliminimit nga Derb County në EFL CUP, skuadra e Franck Lampardit.

Kamerat televizive e kanë kapur Jose Mourinhon duke e qortuar Pogban për një video që e kishte postuar ai në Instagram duke qeshur pas humbjes së Unitedit.

Mirëpo videoja e Pogbas duke qeshur ishte postuar gjatë ndeshjes, ende pa përfunduar loja.

“Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi dhe nëse unë jam i lumtur me punën e tij, atëherë ai luan. Nëse nuk jam i lumtur, ai nuk luan”, ka thënë Mourinho.

“Jam i lumtur me punën e tij gjatë kësaj jave, shumë i lumtur”.

“Klubi ka nevojë për lojtarë të mirë, lojtarë me personalitet për të luajtur, ai e ka dhe do të luajë nesër”.

Ai ka thënë se marrëdhënia e tij me Pogban është e mirë në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me West Hamin, të shtunën në kuadër të Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat