Shqiptari nga Kosova ndanë drejtësinë në derbin e çmendur grek

Futboll

Shqiptari nga Kosova ndanë drejtësinë në derbin e çmendur grek

Nga: K. Goca Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:41
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, është caktuar që të ndajë drejtësinë në derbin e madh të kampionatit grek në futboll, mes Olympiakosit dhe PAOK-ut, e cila luhet të dielën në orën 19.30, në kuadër të javës së pestë. Zogaj është anësor i dytë, ndërsa gjyqtar kryesor është San Fedayi nga Zvicra.

Olympiakos dhe PAOK janë pa humbje në katër javët e para, me të gjitha fitore. Pa dyshim se është derbi i çmendur grek, ndërsa për Zogajn është një sfidë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat