Jorginho: Sarri me bindi ti bashkohem Chelsea

Futboll

Jorginho: Sarri me bindi ti bashkohem Chelsea

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:11
Jorginho

Ish mesfushori i Napolit Jorginho ka treguar që ishte Maurizio Sarri që kishte bindur atë që ta refuzoi Manchester Cityn për t’ju bashkuar Chelseat.

Jorginho shihet se do të kalonte në City por në një moment Sarri e mori Chelsean dhe italiani e pranoi që të jetë pjesë e projektit “të madh” të 58 vjeçarin.

“Ka shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë procesit të negociatave”, tha ai për ESPN.

“Besojë që arritja e Sarrit ka luajtuir një rol të madh këtu. Po ashtu madhështia e Chelsea, i cili është një klub i madh. Këta faktorë ndihmuan që unë të kaloj tek ky klub”.

“Sarri dhe unë kemi një marrëdhënie të mirë. Ai gjithmonë bën humor dhe ne qeshim shumë. Ai nuk me ka telefonuar, sepse është një tip që nuk i telefonon lojtarët, por natyrisht nëpërmes agjenteve, por i kam ditur dëshirat e tij dhe si do të punonte ai këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat