Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit

Futboll

Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:20
Luis Suarez

Barcelona ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e Luis Suarezit, dhe vëmendjen e kanë kah sulmuesi polak i Genoas.

Gjiganti spanjoll është gati për t’u futur në garë për shërbimet e supersulmeusit Krzysztof Piatekin, pasi për polakun ka shfaqur interesim Interi dhe Juventusi.

Piateki i ka shënuar 10 gola në gjashtë paraqitje me klubin e Genoas. Genoa e bleu lojtarin gjatë kësaj vere për 4 milionë euro nga klubi polak, Cracovia Krakow.

Sulmuesi deri më tani i ka shpaguar ato 4 milionë euro të shpenzuara për të, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me superformën që po e kalon në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat