Kjo ishte ndeshja ku Zidane vendosi të largohej nga Real Madrid

Futboll

Kjo ishte ndeshja ku Zidane vendosi të largohej nga Real Madrid

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:23
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ishte i gatshëm të largohej edhe më herët nga posti i trajnerit në Real Madrid.

“Marca” ka publikuar një artikull mjaft interesant në numrin e sotëm që flet për vendimin e Zinedine Zidane për largim nga posti i trajnerit në Real Madrid.

Gazeta e afërt me klubin nga Santiago Bernabeu shkruan se francezi vendosi të largohej nga posti pas humbjes së skuadrës së tij nga Leganes që u përcoll me eliminimin nga Copa del Rey.

Ky ishte një moment mjaft i komplikuar për Real Madridin nga edicioni i kaluar.

Por, presidenti i klubit, Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez e bindën që të vazhdonte në detyrë.

Në fund, Zidane u largua nga skuadra si fitues pas përfundimit të sezonit dhe triumfit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat