Liverpool del i pamposhtur nga ‘Stamford Bridge’

Futboll

Liverpool del i pamposhtur nga ‘Stamford Bridge’

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 20:45
Foto nga ndeshja

Chelsea dhe Liverpool kanë luajtur baras 1:1 në derbin e javës së shtatë në Premierligë.

Xhiroja e shtatë në elitën e futbollit anglez vuri përballë dy skuadrat më formën më të mirë në këtë fillim sezon.

Edhe pse Liverpool kishte më shumë nga loja në minutat e para të ndeshjes, ishte Chelsea që e para kaloi në epërsi.

Ishte Eden Hazard që shndërroi në gol për 1:0 një asistim të bukur të pranuar nga Kovacic në minutën e 25’.

Liverpool nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, për të arritur të dalë i pamposhtur nga ‘Stamford Bridge’.

Daniel Sturridge në minutën e 89’ shënoi një super-gol nga distanca, për të barazuar në 1:1 rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat