Interi vazhdon formën e mirë, e mposht Cagliarin - Bota Sot
Interi vazhdon formën e mirë, e mposht Cagliarin

Futboll

Interi vazhdon formën e mirë, e mposht Cagliarin

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 22:30
Foto nga ndeshja

Interi e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A për herë të parë që prej dhjetorit të vitit 2017, pasi e mundi Cagliarin të shtunën në Milano.

Që prej humbjes tronditëse në shtëpi ndaj Parmës dy javë më parë, Interi e mundi Sampdorian në udhëtim e më pas edhe Fiorentinën në shtëpi në mesjavë, ndërsa sonte e vazhdoi serinë prej tri fitoreve të njëpasnjëshme duke e mposhtur 2-0 Cagliarin në “San Siro”.

Me Mauro Icardin dhe Ivan Perisicin në stol, Luciano Spalletti e nisi takimin me Antonio Candrevan, Politanon dhe Lautaro Martinezin në vijën e sulmit.

Sulmuesi i ri argjentinas e shpërbleu besimin e Spallettit duke e shënuar njërin prej dy golave të fitores për zikaltrit, i cili ishte edhe i pari i tij në Serie A, që prej transferimit këtë verë nga Racing Santander.

Martinez shënoi me kokë pas vetëm 12 minutave lojë në “San Siro”.

Interi ishte skuadër dominuese dhe më e mirë se vizitorët gjatë gjithë takimi.

Rreth 20 minuta para fundit, Cagliari shënoi, por goli u anulua nga gjyqtari falë intervenimit të VAR-it. Marco Desena kishte shënuar me dorë dhe për këtë u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Dy minuta para fundit të takimit, Marco Politano e vulosi fitoren e Interit me një super gol duke e lënë portierin kundërshtar të shtangur.

Interi tani 13 pikë në vendin e katërt, aq sa edhe Sassuolo në vendin e tretë dhe dy më pak se vendi i dytë, Napoli.

Juventusi është lider me 21 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...