Kjo është nota e Shaqirit në derbin e madh anglez

Futboll

Kjo është nota e Shaqirit në derbin e madh anglez

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:03
Lojtarët e Liverpoolit

Futbollisti Xherdan Shaqiri u paraqit nga minuta e 66-të në vend të egjiptianit Mohamed Salah dhe u tregua mjaft i frytshëm për Liverpoolin, që barazoi me rezultat 1:1 me Chelseat, në ndeshjen që u luajt në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër.  Derbi i javë së shtatë përfundoi pa fitues, por në anën tjetër si Liverpooli po ashtu edhe Chelsea mbeten pa humbje. Liverpooli deri me tash ka 6 fitore e 1 barazim, kurse Chelsea 5 fitore e 2 barazime.

Në minutën e 25-të, Eden Hazard shënoi për Chelseat dhe në çastet e fundit (89’) Daniel Sturridge nga rreth 25 metra shënoi eurogol, duke shpëtuar nga humbja ‘Redsat’. Meritë për këtë gol ka edhe Xherdan Shaqiri që asistoi për mrekulli te Daniel Sturridge. Portali britanik “Daily Mail”, Shaqirin e ka vlerësuar me notën 5, kurse lojtar i ndeshjes është Hazard me notën 8.   Manchester City kryeson me 19 pikë aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e dytë, ndërsa Chelsea është në vend të tretë me 17 sosh.

Notat: Chelsea (4-3-3): Kepa 7, Azpilicueta 6, Luiz 6, Rudiger 7, Alonso 6, Kovacic 7 (Barkley 80, 6), Kante 7, Jorginho 6, Willian 7 (Moses 73, 6), Giroud 6.5 (Morata 65, 5), Hazard 8

Liverpool (4-3-3): Alisson 6, Alexander-Arnold 5.5, van Dijk 7, Gomez 6.5, Robertson 6, Henderson 5.5 (Keita 78, 6), Wijnaldum 6, Milner 6 (Sturridge 86, 7), Salah 5 (Shaqiri 66, 5), Firmino 5.5, Mane 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat