Kombëtarja e Anglisë ua rrit pagat lojtarëve

Futboll

Kombëtarja e Anglisë ua rrit pagat lojtarëve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:15
?Kombëtarja e Anglisë

Paga e lojtarëve të Kombëtares së Anglisë do të ngritët në 112 mijë euro nga Federata e Futbollit të Anglisë, duke ia lejuar kështu kësaj federate që ta përdorin imazhin dhe emrin e lojtarëve për marrëveshje komerciale.

Edhe pse kjo shumë është mjaft e ulët në krahasim me atë që lojtarët e fitojnë te klubet e tyre të Premierligës, Anglia dëshiron t’i shpërblejë lojtarët e vet për suksesin e treguar në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Rrugëtimi i Anglisë deri në gjysmëfinale të këtij turneu e bashkoi skuadrën në një mënyrë që nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye Federata e Futbollit të Anglisë (FA) kishte përfituar mjaft shumë në aspektin financiar.

Pas suksesit në Rusi, FA është duke menduar për t’ia ngritur pagën lojtarëve. Edhe pse lojtarët e Anglisë paguhen për çdo ndeshje, 1,400 euro për fitore, 1,120 euro për barazim dhe 840 euro për humbje, të gjitha këto para shkojnë për bamirësi në Fondacionin e Lojtarëve të Anglisë.

Të vetmet para që lojtarët i fitojnë drejtpërdrejtë nga Kombëtaret burojnë nga të drejtat e përdorimit të imazhit, dhe kjo pagë do të pësojë ngritje të madhe pas turneun të Kupës së Botës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe FA.

“Ne jemi duke punuar së bashku me lojtarët dhe përfaqësuesit e tyre për t’i vlerësuar marrëveshje komerciale dhe të marketingut. Kupa e Botës ka dëshmuar se çfarë përfitime ka nëse FA dhe lojtarët bashkëpunojnë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga FA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat