Derbi shqiptar pa fitues në Zvicër

Futboll

Derbi shqiptar pa fitues në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:43
Andi Zeqiri gjatë një ndeshje

Lausanne dhe Wil u ndanë baras me rezultat 2:2, në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League) në futboll. Në fakt, ka qenë edhe derbi shqiptar, pasi që për Lausannen u paraqitën standardë Mersim Asllani e Andi Zeqiri dhe për Wil-in Fuad Rahimi e Enis Latifi.

Të gjithë shqiptarët luajtën titullarë, përveç Latifit që u inkuadrua nga minuta e 46-të. Për Lausannen shënuan: Monteiro (31’), Gonçalves (37’-autogol) dhe për Wil: Silvio (73’-nga penaltia) e Saviq (90+1’). Wil kryeson me 18 pikë, ka dy më shumës e Lausanne që renditet në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat