Pogba i shpall luftë Mourinho-s

Futboll

Pogba i shpall luftë Mourinho-s

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:46
Pogba i shpall luftë Mourinho-s

Pas zëvendësimit dje në minutën e 66-të, me shumë gjasa mesfushori francez Paul Pogba nuk do të luajë më asnjë minutë për Manchester United, deri sa në stol të jetë në detyrën e trajnerit Jose Mourinho.

E përditshmja “Mirror” u referohet burimeve brenda skuadrës së United, ku Pogba u ka thënë shokëve të ekipit se do të vazhdojë betejën që ka me trajnerin portugez, duke refuzuar që të luajë për Mourinho edhe sikur kjo situatë të zgjasë për shumë kohë.

Këtë javë, trajneri Mourinho mori vendimin për t’i hequr mesfushorit kampion bote të drejtën që të jetë kapiteni apo zv.kapiteni i skuadrës, ndërsa në humbjen 3-1 ndaj West Ham, Pogba u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë. Polemikat mes trajnerit dhe lojtarit kampion bote me Francën kanë kohë që kanë nisur, por tashmë ato pritet të kalojnë në një stad tjetër, me Pogba që është gati të qëndrojë në stol apo tribunë dhe të refuzojë të luajë për Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat