Shkëndija është në krizë

Futboll

Shkëndija është në krizë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 14:04
Qatip Osmani

Shkëndija nga Tetova nuk ka shkuar përtej barazimit me rezultat 0:0 në udhëtim me Akademia Pandevin dhe ky rezultat ka lënë të pakënaqur të gjithë në taborin kuqezi. Ekipi nuk arrin të fitojë dy ndeshje me radhë dhe kjo ecuri nuk do filozofi për të konstatuar se skuadra është në moment krize. Këtë e pohon edhe trajneri Qatip Osmani, i cili potencon se ekipi ndjen edhe lodhjen nga tetë paraqitjet evropiane. “Sigurisht se brengos fakti se ne nuk arrijmë të shënojmë gol dy ndeshje me radhë, diçka që nuk na ka ndodhur gjatë kohë. Kemi problem me realizimin, megjithatë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Mirëpo u përsërit ajo që ndodhi edhe me Pobedën, pasi ne nuk krijojmë raste dhe problem kryesorë mbetet realizimi”, shprehet Osmani, i cili potencon se në skuadër ndjehet krizë.

“Është evidente se Shkëndija është në një krizë dhe ajo që duhet të bëjmë është të tentojmë sa më shpejtë të dalim nga ky moment. Nuk kërkoj arsyetim dhe alibi, por konstatimi im është se ndjejmë lodhje nga ndeshjet e Evropës. Faktikisht ne zhvilluam tetë ndeshje në Evropë dhe ekipi fillon të ndjejë lodhjen tani në këtë fazë”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat