Shpërthejnë shqiptarët në Kroaci

Futboll

Shpërthejnë shqiptarët në Kroaci

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:13
Lirim Kastrati

Lokomotiva e Zagrebit arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim në javën e 9-të të kampionatit kroat. Ndaj Goricës, ekipi i Myrto Uzunit fitoi me rezultatin e pastër 0:3, për të marrë 3 pikë me shumë vlera. Protagonist ishte edhe ish-sulmuesi i Laçit, i cili shënoi golin e dytë të sfidës, në minutën e 70-të, në sfidën që e nisi edhe si titullar.

Ky ishte edhe goli i parë i Uzunit në Kroaci. Ndërkohë, goli i parë u shënua nga ylli shqiptar që po shkëlqen këtë sezon te Lokomotiva, Lirim Kastrati.

Talenti, që me shumë mundësi duket se do të zgjedhë të veshë fanellën e Kosovës, shënoi golin e gjashtë këtë edicion. Goli i tretë i sfidës u shënua në minutën e 81-të, nga Haliloviç. Me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit ngjitet në vendin e dytë, me 19 pikë, vetëm 2 më pak se Dinamo e Zagrebit që kryeson kampionatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat