“Real Madrid do të jetë skuadër më e fortë pa Ronaldon”

Futboll

“Real Madrid do të jetë skuadër më e fortë pa Ronaldon”

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:35
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Cska Moskës, Victor Onopko, ka thënë se Real Madrid duhet ta harrojë sa më shpejtë Cristiano Ronaldon.

48 vjeçari është deklaruar i bindur se Real Madrid do të jetë skuadër më e fortë pa Cristiano Ronaldon, por kjo gjë do të marrë kohë për t’u dëshmuar.

Ronaldo këtë verë u largua nga Real Madrid, për të kaluar në Serie A te skuadra e Juventusit.

“Ata duhet të falënderojnë atë për të gjitha, por jo të bëjnë pas tij”, ka deklaruar Onopko.

“Real Madrid janë mbështetur shumë te Ronaldo. Ai ka qenë për Madridin si Messi për Barcelonën. Ata tani kanë mundësinë të luajnë më shumë si ekip. Do të jenë më të fortë, por kanë nevojë për kohë”, ka shtuar 49 vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat