Zbulohet arsyeja pse Juventusi e largoi Marottan, ishte kundër transferimit të Ronaldos

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Juventusi e largoi Marottan, ishte kundër transferimit të Ronaldos

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:41
Beppe Marotta dhe presidenti i Juvendtusit

Dje, Moratta njoftoi se do të largohet nga Juventusi pas tetë viteve, por insistoi se jo për të kandiduar për president të FIGC.

Drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi më 25 tetor, duke insistuar se nuk po e bën këtë për të kandiduar për president të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), transmeton Gazeta Express.

Raportet e fundit nga Italia thonë se Marotta nuk është pajtuar me blerjen e Cristiano Ronaldos, pasi e ka parë si problem financiar për klubin.

“Kanë qenë tetë vite të jashtëzakonshme, Juventusi do të jetë në zemrën time përgjithmonë”, tha Marotta për Sky Sport pas fitores së Juventusit 3-1 ndaj Napolit.

 “Kontrata përfundon më 25 tetor dhe nuk do ta rinovoj. Do të mbetem drejtor i përgjithshëm i arenës sportive. E përjashtoj kategorikisht lajmin se do të kandidoj për president të FIGC. Kjo përvojë nuk më intereson mua”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat