Piatek si Batistuta?! Ja rekordi që mund të arrijë…

Futboll

Piatek si Batistuta?! Ja rekordi që mund të arrijë…

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:56
Piatek

Një tjetër javë, një tjetër dopjetë. Genoa po shijon Super-Piatek, një futbollist i shkëlqyer, në gjendje të vendosë disa rekorde të mëdha në sezonin e tij të debutimit në Serie A. Ai mund të bëhet futbollisti i parë në historinë e Genoa që do të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë. Duket se çuditshme, por klubi më i vjetër në Itali, ende nuk kanë pasur bomberin më të mirë të kampionatit. Në pritje të kësaj arritje ka pasur disa rekorde të tjera për t’u ndjekur… Deri tani ka shënuar 8 gola në 7 ndeshjet e para, asnjë me penallti!

Christian Vieri

Një nga bomberët më të mirë të Serie A është arritur. Jo për numrin e golave, por për vazhdimësinë. Në vitin 2002, me fanellën e Inter, Vieri shënoi nëntë gola në gjashtë ndeshje. Ai shënoi kundër Atalanta, Brescia, Piacenza, Fiorentina, Chievo dhe Verona, ndërsa pastaj u ndal ndaj Lazio.

David Trezeguet

Një tjetër sulmues race, në gjendje të shënojë 172 gola në 10 vite me Juventus. Shtatë ndeshje me gol radhazi.. në dy kampionate. Në sezonin 2000/01 shënoi kundër Fiorentina, Bologna, Perugia, Vicenza dhe Atalanta, pastaj iu desh të ndalonte, sepse u ndal kampionati. E rinisi kundër Venezia dhe sërish ndaj Atalanta. U përsërit edhe në vitin 2005, më saktë u përmirësuar, duke shënuar në 9 ndeshje radhazi. Praktikisht kundër gjysmës së ekipeve të kampionatit. Francezi shënoi radhazi ndaj Sampdoria, Milan, Livorno, Roma, Treviso, Fiorentina, Cagliari, Lazio dhe Siena.

Alessandro Matri

Në sezonin e fundit me fanellën e Cagliari, para se të shkonte te Milan, “Mitra” Matri shënoi në shtatë gola në gjashtë ndeshje radhazi kundër Lazio, Atalanta, Sampdoria, Milan, Juventus e Palermo. Kaq mjaftoi për të bërë hapin e rëndësishëm në karrierën duke firmosur me ekipet më të mira.

Antonio Di Natale

Rekordi i Antonio Di Natale është vënë brenda një kampionati. Në vitin 2009, Udinese pati nevojë për golat e sulmuesit që të mbijetonte në Serie A. “Toto” shënoi në shtatë ndeshje radhazi. Në saj të golave të tij të njëpasnjëshëm ndaj Juventus, Livorno, Bologna, Siena, Cagliari, Bari dhe Lazio, bardhezinjtë e mbyllën kampionatin në vitin e 15-të.

Gabriel Omar Batistuta

Edhe më larg është për momentin rekordi i Batistuta. Sulmuesi argjentinas ka arritur një rekord mbresëlënës në sezonin 1994/95, atë të rikthimit në Serie A. Qendërsulmuesi i Fiorentina ka vendosur rekordin që qëndron sot e kësaj dite në Itali me gol të shënuar në 11 ndeshje radhazi. Goli i rekordit erdhi me penallti ndaj Walter Zenga, jo gjëja më e lehtë në botë. Në fund të sezonit argjentinasi do të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit me 26 gola të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat