Tre emrat që mund të zëvendësojnë Mourinhon te Man United

Futboll

Tre emrat që mund të zëvendësojnë Mourinhon te Man United

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 23:26
Zinedine Zidane

Jose Mourinho dita e ditës po i afrohet momentit të shkarkimit nga Manchester United.

Mediet në Angli raportojnë se drejtuesit e Manchester United janë duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin anglez.

E gjitha kjo pas startit të dobët në Premierligë, ku ‘Djajtë e Kuq’ pas shtatë ndeshjeve kanë arritur vetëm tre fitore, për t’u renditur në vendin e dhjetë.

Tashmë në këto media janë duke qarkulluar edhe emrat e mundshëm për të zëvendësuar Jose Mourinhon.

Zinedine Zidane, Gareth Southgate dhe Michael Carrick, shihen si kandidatë potencial për të zënë karrigen e portugezit që në të kaluarën ka drejtuar Interin, Chelsea e Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat